Koleksioni i artistik i njujorkezes së pasur Emily Fisher me vlerë rreth 400 milionë dollarë shihet në ankand në muajin nëntor të këtij viti. Xhevahiri i koleksionit është piktura e Picasso-s e titulluar “Gruaja me një orë”, i cili llogaritet të në shifrën 120 milionë dollar.
E cilësua si një kryeveprat e Pablo Picasso, “Gruaja me një orë” e realizuar në vitin 1932. Piktura përshkruan një nga muzat e artistit spanjoll, piktoren franceze Marie–Thérèse Walter, mund të shitet për 120 milionë dollarë në ankand në nëntor. Një tjetër portret nga Picasso i frymëzuar nga Walter, i pikturuar gjithashtu në vitin 1932, “Gruaja e ulur pranë një dritareje” u shit në vitin 2021 për 103.4 milionë dollarë në ankand në Nju Jork.
Emily Fisher Landau, e cila vdiq këtë vit në moshën 102-vjeçare ka gjithashtu një koleksion të veprave të Jasper Johns, Willem de Kooning, Mark Rothko dhe Andy Warhol të cilat do të ofrohen në ankand më 8 dhe 9 nëntor për sezonin e vjeshtës të shitjeve të artit në kryeqytetin kulturor dhe financiar të Shteteve të Bashkuara. Kompania që realizon ankandin thotë se pret më shumë se 400 milionë dollarë shitje nga ky koleksion. Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, Picasso vazhdon të magjepsë muzetë në mbarë botën, veçanërisht në Francë dhe Spanjë, ku po i kushtojnë rreth pesëdhjetë ekspozita në vitin 2023.