Vijon debati mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesit të delegacionit rus në debatin e Hapur të Nivelit të lartë në Selinë e OKB në New York.
Rama: “Sapo ju përgjigja sepse mu drejtuat mua si kryeministri shqiptar dhe vazhduat të thoni gjëra të pasakta lidhur me atë ç’ka është proceduara këtu. Nëse nuk doni t’ju përgjigjem si kryeministër i Shqipërisë mos më provokoni. Megjithatë, le të vazhdojmë sërish.
Delegacioni rus: “Zoti kryetar, ku drejtohem vetëm si kryetar i këshillit të sigurimit në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë, jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor, ju lutem përmbahuni nga deklaratat politike në deklaratat fillestare për këshillin”.
Rama: “Ishit ju që folët për NATO-n, për vaktin që Shqipëria është në NATO. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i Këshillit”.