Një 38-vjeçar shqiptar ka vdekur në Greqi, si pasojë e një aksidenti në vendin e tij të punës.

Ngjarja ka ndodhur në Trikeri të Volosit, në një kantier që shërben për riparimin e anijeve.

Sipas mediave greke, ai ishte duke kryer punë pastrimi pas përmbytjes nga stuhia “Daniel”.

Fatkeqësisht një makineri i ka zënë dorën, duke bërë që më pas ta tërheqë plotësisht, duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima është babai i dy fëmijëve të mitur, 5 dhe 11 vjeç dhe jetonte me familjen në Trikeri.