102 apartamente u janë dorëzuar këtë të martë banorëve në Marikaj të Vorës, të ciltë humbën shtëpitë e tyre gjatë tërmetit. Ata do të strehohen tashmë tek 6 pallatet e reja në këtë zonë.
“Faleminderit për këtë mikëpritje, më vjen mirë që u finalizua dhe ky projekt. Kemi pasur probleme me pronën, por e rëndësishme është që kjo punë mbaroi dhe do i merrni shtëpitë falas, siç premtuam. Shtëpitë i keni me kushtet më të mira. Mund t’i mbani, t’i shisni, t’i jepni me qera, s’keni asnjë detyrim, s’keni as kredi, kuptohet dritat do t’i paguani vetë”, u shpreh Rama.