Nuk i njohim ende. Megjithatë, profesionet e së ardhmes magjepsin, me të drejtë dhe shtojnë kuriozitetin e njerëzimit sot. Studimet dhe shifrat janë alarmante, ato përshkruajnë ndryshime të thella në botën e punës. Inteligjenca artificiale, në veçanti, do të “varrosë” përgjithmonë disa profesione. Ajo do të shkatërrojë, por njëkohësisht ajo do të krijojë.

Statistikat tregojnë se 65% e fëmijëve që shkojnë sot në shkollë do të kenë një punë që nuk ekziston ende. Inteligjenca artificiale, saktësisht, mund të krijojë 21 milionë vende pune në vitet e ardhshme, zbulon një studim i fundit. Së fundi, 85% e këtyre vendeve të reja të punës që do të ekzistojnë në vitin 2030 nuk janë ende në këtë botën tonë.

E ardhmja do të jetë një botë futuriste rrënjësisht e ndryshme nga e jona. Disa profesione që janë skicuar përfshijnë realitetin e shtuar, blockchain (përfshin sektorin bankar), automjetet autonome dhe mjekësinë e asistuar nga kompjuteri, të cilat diku-diku kanë filluar të aplikohen si projekte pilot.