Nga Ylli Pata/
Shumë e thjeshtë! Sepse asnjë ditë Sali Berisha nuk pati një lëvizje në territorin e opozitës në bashkinë Kukës. Përkundrazi, sapo pati një rast kur një kandidat i rëndësishëm që vinte nga PD e sulmoi. Edhe pse ndodhi kjo, asnjëher Berisha nuk i dha kandidatit të tij për Kukësit një pavarësi politike dhe personale, përkundrazi. Luajti fort me pllakatonin Gazmend Bardhi të cilin e solli në Kukës, si për të treguar se votimi në raundin e zgjedhjeve të pjeshshme bëhet për të ndëshkuar Lulzim Bashën e për të çmuar Berishën e partnerin e tij të ri Gazmend Bardhi.
Ja sot i kemi rezultatet çfarë dujet të thuhet? Që të gjithë kuksianët u zgjuan me vrap për të votuar kundër Sali Berishës? Natyrisht që jo! Kush e thot këtë abuzon. Por fakt është që askush nuk votoi pro Sali Berishës. E këtë doktori rta kuptojë mirë e mirë se po i ndodh shpesh. Sa për Gaz Bardhin, ai nuk se ka ndikim politik. Kukësi nuk ka votuar pro Berishës, e nëse ka një logjikë paksa të rëndë mund të thotë që ka edhe sinjale të rënda më shumë.
Por fakti është se subjekti politik i Sali Berishës që vendosi kandidat në Kukës, nuk është se e konsideroi një aset të fortë njeriun që vuri për kryetar. Përkundrazi nuk dha ndnjë profilizim të detajuar për mediat. E gjitha u luajt politikisht si nga Berisha, ashtu edhe nga Gaz Bardhu, që u dha si risi, ndaj edhe bëri mbledhjen e grupit parlamentat në Kukës, pa dhënë ndonjë vendim të rëndësishëmm, por me logjikën se kemi ardhur në Kukës.
Pra logjikisht, si Berisha e Bardhi thanë: Na votoni ne, mua dhe Gazin se ne jemi opozita. E elektorati i tha JO! A mund të quhet kështu? Pse jo? E kërkoi vetëm Berisha, duke mos vënë gjithçka mbi kandidatin, por mbi veten. E kështu theu hundët. Së paku, të djathtët nuk është se u mobilizuan për të dalë në votime. Madje më keq se më 14 maj. Gjen justifikime? Mund të gjëjë, po a qëndrojnë?