Ish-deputeti demokrat Mylsim Murrizi ka kritikuar bashkimin e sforcuar të 43 deputetëve të PD-së me iniciativë të Gazment Bardhit, duke u shprehur se problemi i opozitës qëndron te fryma dhe jo te numrat.

Duke replikuar me disa komentues që kishin kritikuar shkrimin e tij të një dite më parë, Murrizi sqaron se përse ky bashkim i PD-së, qoftë edhe sikur aty të ishte edhe Lulzim Basha e Enkelejd Albeja, nuk e sjell opozitën në pushtet.

Kjo pasi PD ka qenë e bashkuar në 2021 ashtu siç ka qenë edhe në 2013, me gjithë aleatët e saj, dhe sërish nuk ka arritur të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

Komenti i Myslim Murrizit:

Nje sqarim per te gjithe ata qe jane merzitur nga shkrimi im per takimin e 43 deputeteve te opozites
E para dua te sqaroj qe personalisht nuk kam asgje me asnjerin prej 43 deputeteve pjesemarres ne ate takim, madje nuk kam asgje personale as me Lulin, Enkeledin apo te tjere pas tyre qe as jua di emrat e as i kam takuar ndonjeher ne jete

POLITIKISHT DHE MORALISHT POOOO
KAM SHUME BILE POR NUK DO TI THEM TE GJITHA

Une besoj ne ZOT dhe e di mire qe nuk ngjajme me njeri tjetrin, nuk jemi njelloj, nuk duam dhe nuk urrejme te njenjten njerez apo fenomene, nuk kemi as frike e as kurajo te barabarte, nuk kemi as karakterin as dinjitetin as moralin as njerzillikun njelloj

Kurre nuk kam perzier njerzillikun me politiken dhe kurre nuk kam shpallur “ armiq” per hater te politikes sepse nuk jam as servil i liderave te radhes as vemje qe rri strukur as klloun qe te duartrokas qorrazi per çdo udheheqes

Ne 33 vjet pluralizem, kurre nuk kam dashur, perkrahur, mbeshtetur, votuar, besuar, share, urryer, ofenduar askend sipas oreksit te kujdo lideri te subjektit politik ku kam bere pjese, por kam vleresuar, gjykuar, perkrahur, kritikuar, debatuar me cilindo vetem sipas asaj qe kam menduar dhe gjykuar vete

E di mire qe mund te kem gabuar ne gjykimet, vleresimet, mendimet, veprimet dhe vendimet qe kam mare ne politike,sepse nuk jam as I Madhi ZOT e as PROFET, por njeri si 8 miliard njerez qe ka bota

Por kurre nuk jam penduar per qendrimet e mia dhe kam pranuar me shume deshire koston e LIRISE TIME

Ndaj do te shpreh hapur mendimin tim rreth ketij “ bashkimi” numrash dhe emrash qe ndodhi dje tek hotel Tirana, duke qene shume i vetedijshem qe nuk do ju pelqej servilave dhe debilave politik qe jane thjeshte klloun liderash

E para une mendoj qe OPOZITA nuk e ka problemin tek numrat por tek FRYMA qe duhet te percjelle

Bashke ishin te gjithe keta te 43 ne prill te 2021, bile ishte edhe Luli,Enkelejdi e te tjere bashke me keta dhe a mund te me thoni pse nuk fituan??

Bashke ishim ne 2013 bile edhe me shume te tjere qe sot nuk jane as tek Berisha, ad tek Basha, as tek Bardhi, por pse humbem?????

Politika nuk ka “ moral” por burrat dhe grate qe meren me politike duhet te kene patjeter moral

Mund te mendoni qe i kane harrruar DEMOKRATET por dhe SHQIPTARET se çfare i keni thene dhe çfare keni thene per njeri tjetrin dhe ndaj njeri tjetrit keto dy vite????

I keni thene vrases per vrasje konkrete, hajdut per vjedhje konkrete, i shitur, i blere,maskara, tradhetare, i kapur, e çfare ju ka nxene goja

Minimalja ky takim duhet te fillonte me nje NDJESE mes njeri tjetrit per te ruajtur sado pak nje moral te pamoralshem

Duhet te fillonte me nje akt burrerore ku sejcili te kerkonte falje per çdo akuze ose ndryshe akuzat jane realitet dhe ju jeni ulur te gjithe se bashku vetem nga halli i by…. tuaj, por qe perseri mendoni per njeri tjetrin qe eshte vrases, hajdut, tradhetare, i shitur, maskara, batakçi etj etj se nuk mundem ti permend dot te gjitha çfare keni nxjere nga goja per njeri tjetrin keto dy vite

Mbaj mend vetem çfare keni vjelle te gjithe se bashku me gjith lulin e enkelejdin ndaj meje ne shkurt 2019 deri ne 9 shtator 2021 kur te gjithe nen ze e pranuat se ishit ju te dhjere nga djegia e mandateve dhe super te dhjere nga falja e 60 bashkive rames

Opozita ka nevonje per fryme besimi ,qe nuk mund te vij kurre nga nje akt bashkimi formalo-hipokrit te nje grushti njerezish qe nuk besojne kurre tek njeri tjetri dhe qe mendojne per njeri tjetrin si armiq

Fryma e besimit vjen duke ruajtur fytyren, duke patur moral, duke qene konkret dhe besnik i asaj qe deklaron dhe mbi te gjitha me njerez jo hajdut, jo servil, jo vemje, jo ish spiune, jo skuthe te peshtire qe luften per by… e tyre duan ta paraqesin si lufte per “ parime”

Fryma e besimit vjen kur QYTETARET shohin qe jemi realisht te ndryshem nga hajdutet dhe palaçot e pushteti, e jo kopja e tyre ne çdo hap

Shqiperia ka nevonje per nje OPOZITE reale te qendres se DJATHTE, e jo per nje amalgam te peshtire individesh qe mbartin tek vetja vese dhe karakter te dobet dhe hipokrizine duan ta paraqesin si zgjuarsi

Opozita ka shume nevonje per njerez te ndershem, te lire, me karakter, kurajoz, te vertete qe te thone me goje dhe me qendrime mendimin e tyre, jo per individe te neveritshem qe edhe fryme kerkojne te marin tek sqetulla e liderit te radhes

Takimi i 5 shtatorit duhet te ishte bere menjeher pas 14 majit dhe ne seline e PD dhe jo pas pilafit dhe ne hotel

Takimi i 5 shtatorit duhet te ishte bere kur Bardhi ishte kryetar grupi dhe te çonte shkrese Nikolles ku te hiqte te gjithe perjashtimet qe kishte bere Basha dhe Alibeja per deputete dhe jo dje kur basha e ka fshire Bardhin nga kreu i grupit formal qe njeh Nikolla dhe e ka perzene nga çdo funksion qe kishte ne ate parti

Takimi i 5 shtatorit duhet te ishte bere kur Bardhi te kishte derguar kerkese ne gjykate qe hiqte dore nga ankimi per logon, vulen, siglen dhe emrin e PD, dhe jo kur Bardhit dhe grupit pas tij i “humbi” vula, firma, posti

Takimi i 5 shtatorit duhet te ishte bere interesin e DEMOKRATEVE dhe OPOZITAREVE qe prej 10 vitesh vuajne pushtetin e ndyre te Rames, dhe jo per te luftuar qe te ruajne nje karrike te qelbur ne kuvend ne zgjedhjet e 2025

Ne takimin e 5 shtatorit duhet te flitej hapur dhe tu thuhej troç DEMOKRATEVE se sherri ka nisur nga ju, dhe vetem per ju, per hallin, karriken dhe ofiqet tuaja ,e jo per DEMOKRATET atje poshte qe nuk kane perfituar adnje kokerr kripe nga pushteti i PD e nga politika ne keto 33 vjet

Keshtu do te ishit me te “ falur” dhe sado pak me te besueshem te DEMOKRATET

Edhe Basha me Alibejen dhe grupi qe eshte “ strehuar” pas tyre mund te ishte aty po ti jepnin leje, ose mund te jene aty pas pak kohesh para zgjedhjeve te 2025, dhe ja qe u bete fiks siç ishit ne prill 2021, por perseri 59 deputet moret me gjith 9 “aleatet” brenda

E çfare fitojne DEMOKRATET dhe SHQIPTARET nese bashkoheni siç ishit ne 2021,dhe humbni siç humbet ne 2021 dhe Rama rri ne qeveri??????

Mund te fitoni ju ,nje karrike te pshurrur ne parlament, por jo SHQIPTARET dhe as DEMOKRATET, prandaj jo te gjithe ju besojme qe qenkeni mbledhur se bashku per interes te Shqiptareve apo Demokrateve, sepse jo te gjithe jemi frymore qe besojme çdo hipokrizi te kujdo qe mendon se çfar thote e çfare ben ai apo ata jane te mire dhe per te miren e qytetareve

Nese nuk kemi vene mend akoma nga humbja e 2013,2017.2021 qe perveç parase se piste, pushtetit dhunues, blerjes se votes, bandat ne mbeshtetje te Rames kemi edhe ne pergjegjesin e abuzimit me pushtetin gjate viteve 2005-2013, kurre nuk mund te kthejme besimin e qytetareve tek OPOZITA

Ne 2013 kur humbem zgjedhjet mos harroni se nuk ishte Rama ne qeveri e pushtet por PD

Humbem se jo pak individe ne qeveri e pushtet ishin te piste, arrogante dhe u bene te pa durueshem dhe Shqiptaret votuan me mllef kundra kesaj tufe

Nese ju shkojme perseri ne 2025 me keto fytyra nga kjo tufe, nga kjo kategori per hater te ketij “ bashkimi” madheshtore, kurre nuk do te na besojne e nuk do te ma votojne

Opozita nuk eshte as numra e as thjeshte emra te ricikluar apo grup individesh ,qe per interesa te ngushta zihen si qen, e pastaj po per ineresa te pista dhe per by… e tyre bashkohen pa pike morali, problemi dhe turpi pavarsisht çfare kane vjelle ne fytyren e njeri tjetrit

E çfare ndryshimi ka kjo lloj tufe ne moral, karakter, dinjitet, burreri, njerzillik pastaj nga tufa e vemjeve te Rames qe tallet me ta, i denigron, i heq, i shet, i perçmon i shkel me kembe, i emeron, i perdor, i ndryshon pa i pyetur fare dhe pa i llogaritur si njerez por thjeshte si numra apo kartona qe votojne si skllever??????

E nese QYTETARET shohin qe edhe opozita ka te njenjten fryme ne individet qe ju paraqet per te bere ndryshimin, dhe sillet njelloj si pushteti per hater te interesave te nje grushti njerezish me po te njenjtin standart, atehere pse duhet te besojne?????

Pushtetin e Rames e rrezon vota e Qytetareve dhe rrevolta e Tyre dhe jo numrat e bashkuar apo emrat pa kellqe dhe te ricikluar

Pushtetin e Rames e rrezon fryma e besimit jo tryeza hipokrite gjoja te “ bashkimit”

Çdo pushtet rrezohet me vote,me programe, ekip dhe mendesi ndryshe, jo me fotokopje te tij por me emra te ndryshem

Nuk jam kundra asnje bashkimi te moralshem dhe me ndjese publike,por jam kundra çdo bashkimi hipokrit plot qelb, mllef e kalbesire brenda ku shume shpejt do te plasi perseri dhe era e qelbur do helmoj dynjane

Njerezve ju ka ardhe ne maje te hundes, por nuk mund ti nenvleftesojme e tu shkojme me oferte “ detyruese” qe o zgjidh palaçot dhe hajdutet e Rames ose zgjidh hajdutet dhe palaçot tane qe zihen kur jane larg zgjedhjeve, dhe pajtohen kur afrojne zgjedhjet

Ne zgjedhjet e ardheshme LISTAT JANE TE HAPURA, dhe do te shikojme se sa vlen apo sa vlere ka sejcili, pamvaresisht “madheshtise” qe i ka dhene apo i jep vetes gjate kesaj kohe amulli

Une besoj shume qe QYTETARET nuk harrojne

Flas per QYTETARET jo per frymore qe duan, votojne, vleresojne,mbeshtesin, urrejne, shajne, mallkojne ofendojne, sipas “ gustove” te liderit, megjithese kjo kategori e peshtire ne keto 33 vjen ka ardhur duke u zvogeluar shumeee

Tani pres qe QYTETARET te me komentojne sipas mendjes se Tyre, dhe frymoret te “ lehin” sipas porosise qe marrin nga “ zagaret” e kesaj politike te peshtire ku pasi peshtyje ne surrat te njeri tjetrit, lepijne ne heshtje çfare kane peshtyre me zhurme

Ps: E kam publikuar pergjigjen e autoritetit te dosjeve per personin tim sepse i urrej shume spiunet e ish sigurimit ku nuk munguan as ne tavolinen e 5 shtatorit e qe opozita e ka detyrim qe ti qeroj nga perfaqesimi i saj.