Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të enjteje vendimin që Ministria e Brendshme të mos japë me tendera.

Pas kërkesës së ministrit të Brendshëm Taulant Balla, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara nuk i përket më kësaj ministrie.
Ndërkohë, me vendim të qeverisë, është vendosur krijimi i një shoqërie aksionare me kapital 100 % shtetëror. Do të quhet Operatori i Blerjeve të Përqendruara dhe do të ofrojë shërbime të prokurimeve për autoritetet apo entet kontraktore. Kjo shoqëri do të jetë nën varësinë e ministrisë përgjegjëse për ekonominë.