Ish-deputetja Grida Duma, e cila tashmë është gazetare gjithmonë ka mbajtur larg portaleve dhe mediave familjen, jetën personale dhe të shkuarën e saj.

Përtej paraqitjes dinjitoze të përcjelljes së mesazheve e diskutimeve në panele të ndryshme, Grida ka marrë gjithmonë vëmendje me pamjen e saj, stilin dhe sharmin që përcjell.

Së fundmi në një fanpage në Instagram po qarkullon një foto e saj me dy nipërit. Nuk është ky detaji që u ka tërhequr vëmendjen fansave në fakt.

Ndjekësit kanë vënë re një tjetër detaj, fotot e saj nuse. Nëse e shihni foton me vëmendje do të shikoni prapa saj disa imazhe bardh’e zi, që me siguri janë shkrepur ditën kur Grida dhe Ilir Shqina i thanë PO njëri-tjetrit.

Mbi jetën e saj personale nuk është zbuluar më shumë nga çfarë ajo ka lejuar. Duma është nënë e një djali dhe është e divorcuar.