Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Olta Manjani priti në një takim përfaqësues të shoqatës “Pro-Eksport Albania” të cilët kërkojnë shtyrjen në kohë të zbatimit të tij për integrimin e personave me aftësi të kufizuara.
Gjithashtu ata kërkojnë ngritjen e një grupi teknik të përbashkët që të rishikojë ligjin për integrimin e personave me aftësi të kufizuara.
“Ka praktika të ndryshme ndërkombëtare që kanë rezultuar efektive për punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK) dhe ato kanë sjellë qëndrueshmëri” tha Manjani.
Punësimi i personave me aftësi të kufizuar është detyrim ligjor.
“Në përfundim të takimit, palët ranë dakord që të intensifikojnë bashkëpunimin, të adresojnë nevojat përmes tryezave teknike, si dhe të vihen në zbatim mekanizmat e Fondit Social të Punësimit” informoi sot zyra e shtypit e Ministrisë së Financave.
Në vendin tonë, detyrimi i punësimit nga subjektet private apo publike ka lindur që me ligjin e vitit 1995 ‘Për nxitjen e punësimit’, ku përcaktohej kriteri 1 në 25 punonjës. Sot, përmes ndryshimeve ligjore, të cilat bëhen efektive në 1 janar 2024, kriteri është 1 në 25 punonjësit e parë dhe 1 PAK pas çdo 50 të punësuarve
Në total janë 9,000 persona me aftësi të kufizuara që pritet të punësohen, si në sektorin shtetëror dhe në atë privat.