Gruaja shqiptare, e cila ndërroi jetë tragjikisht pasi u copëtua duke u përpjekur të pastronte makinerinë e mishit në një dyqan mishi në Greqi, vdiq në sy të vajzës së saj. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes kur gruaja dhe vajza e saj, të cilat punonin bashkë, shkuan të pastronin në dyqanin e mishit.
Sipas mediave greke, vajza doli në rrugë dhe bërtiste për ndihmë. Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur. Vajza është dërguar më pas në gjendje shoku. Sipas informacioneve të para, gruaja po pastronte makinën kur gabimisht i kapi flokët, duke bërë të copëtohej.
Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, kur ishte larguar nga Shqipëria pas ndarjes nga bashkëshorti. Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.