Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, inspektuan objektin e lëshimit të raketës hapësinore Soyuz-2 në Kozmodromin Vostochny.

Agjencia e lajmeve ruse Ria Novosti, e cila shpjegon se objekti ku do lëshohen raketat Soyuz është krijuar për të marrë automjete të tipit Soyuz-2, për të kryer përgatitjen, nisjen dhe operacionet përfundimtare pas nisjes.

Ndërtesa mund t’i rezistojë ndikimit të fazave të komponentit të mjetit lëshues në rënie dhe muret me trashësi gati një metër mund të mbrojnë personelin nga një aksident. Rezervuarët e mjeteve lëshuese furnizohen me karburant nga njësitë fikse të oksigjenit, azotit dhe vajgurit.