Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia dhe Koreja e Veriut po punojnë për mirëqenien dhe paqen në vend.

Putin gjithashtu citoi një proverb koreano-verior ku thuhet se “rrobat e reja janë të bukura, por miqtë duhet të jenë të vjetër dhe për ne një mik i vjetër është më i mirë se një i ri’.

“Dëshiroj të propozoj një dolli për forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes vendeve tona. Gëzuar zoti President dhe të gjithë anëtarët e delegacionit. Ne punojmë për mirëqenien dhe paqen e vendeve tona. Rrobat e reja janë të bukura, por miqtë duhet të jenë të vjetër dhe për ne një mik i vjetër është më i mirë se një i ri”, tha Putin.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ngriti dolli për “fitoret e reja për Rusinë” dhe miqësinë midis Moskës dhe Phenianit në një darkë zyrtare pas bisedimeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti.