Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dhënë urdhër ministrit të tij të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që të ndalojnë kundërsulmin e forcave të armatosura të Ukrainës deri në muajin tetor.
Këtë gjë e bëri me dije Instituti për Studimin e Luftës, duke cituar një burim të brendshëm.
“Një burim brenda Kremlinit pretendon se Putini i ka dhënë ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu një afat prej një muaji deri në fillim të tetorit 2023 për të përmirësuar situatën në front, për të ndaluar kundërofensivat ukrainase dhe për t’ua kthyer iniciativën trupave ruse”, kështu thuhet në raportimin e medias ukrainase Ukrainska Pravda.
Kjo mund të tregojë se komanda ushtarake ruse mund të urdhërojë sulme të vazhdueshme me shpresën për të sjellë në krye kundërofensivën ukrainase, edhe nëse kjo i kushton humbje të mëdha aftësive ushtarake ruse.