Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë në Pekin në tetor për bisedime me udhëheqësin kinez Xi Jinping. Këtë e ka bërë të ditur Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.
“Në tetor, ne presim me padurim bisedime të thella dypalëshe midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping në Pekin,” tha Patrushev në një takim në Moskë me shefin e diplomacisë kineze Wang Yi.