Edhe pse po shkojmë drejt mesit të muajit shtator, sezoni turistik në Shëngjin nuk është mbyllur ende. Vija bregdetare nga ‘Rana e Hedhun’ deri në Kune vijon të jetë e populluar me pushues vendas e të huaj.
Operatorët turistikë shprehen se prenotimet për shtatorin vijojnë ende, ndërsa nuk mungojnë ofertat me ccmime të reduktuara.
Prenotimet vazhdojnë, shumica janë shtetas kosovar, shtatori zgjidhet për dy arsye, e para për moshat e treta sepese koha është e freskët dhe së dyti çmimet janë më lirë” thotë Dritan Kondakçiu, operator turistik
Vit i artë, të gëzuar sepse shqiptarët e kosovës janë ata që mbizotorojnë, afro 95 %. Temperatura jo ëm shumë se 35 grad, ujë është më I pastër, gjithcka më mirë, edhe cmimet janë më ulët’ na thotë Ben Leka një tjetër operator turistik.
Shëngjini është kthyer një nga destinacionet turistike më të pëlqyra dhe numri i turistëve vit pas viti po shënon rritje. Sfida e operatorëve dhe pushtetit vendor është zgjatja e sezonit turistik përtej 3-mujorit.