Kryeministri Edi Rama është shprehur se BE-ja nuk ka nevojë të hetojë për vrasjen e efektivit të policisë, Afrm Bunjakun ndërsa ka bërë thirrje që unioni të dënojë me zë të lartë dhe me gjuhë të qartë për atë që bëri Serbia në veri të Kosovës. Rama gjithashtu u shpreh se shpallja e zisë kombëtare në Serbi për serbët e vrarë, të cilët ishin terroristë, është karshëllëk ilegale nga grupi ilegal dhe jo institucionale nga shteti serb.
“Këtu jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, nuk është kalimtar që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, është gjaku i një efektivi të policisë së shtetit të Kosovës. Nuk vrau veten se pa ca civilë serbë të armatosur me çifte, u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, që për Beogradin zyrtar janë të denjë për ta ulur në gjysmë shtizë flamurin e Serbisë. Ky është një karshëllëk, ilegal nga ana e grupit ilegeal aq dhe jo institucional nga shteti serb. Nuk ka nevojë për hetim, kërkon dënim me zë të lartë dhe me gjuhë të qartë. Jo vetëm se familjet e policit të vrarë, Kosova e populli meriton ta dëgjojë me zë të lartë drejtësinë morale të BE-së. E meriton i gjithë rajoni ta dëgjojë këtë përgjigje të Bashkimit Evropian. Kam paralajmëruar prej kohësh, mundësinë e shtjellimit të këtij skenari tragjik e fatkeq. Jo se jam me i mençur as nuk kam dhunti për të lexuar të ardhmen, por nuk jam aq i zënë me hallet e gjithë botës, saç janë të mëdhenjtë e kësaj bote, s’jam as i mbyllur qoftë udhëheqësit e sotëm të Kosovës qoftë të Serbisë. E di që në këtë sekondë, sikur i shoh në faqet e mia të rrjeteve sociale, plumbat e trimave, jam mësuar me trimat e klubeve mediatike të Tiranës, më tregojnë me gisht sa herë ka krizë, më drejtojnë me gisht edhe në Kosovë me quajnë vëllanë e Vuçiçit, por jam mësuar. Por i mirëkuptoj, pa asnjë problem.”-tha Rama.