Pas takimit të Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencë të përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani.
Rama tha se marrëveshja për pensionet me Italinë është drejt përfundimit dhe se qeveria italiane do ta çojë deri në fund këtë nismë të rëndësishme.
“Kemi qëndrime të përbashkëta për të gjitha çështjet. Italia zëri më i dëgjuar për të mbështetur Ballkanin në Bruksel. Ka shumë premtime. Këto premtime të kalohen në fakte konkrete në fushën e ekonomisë e në politika të përbashkëta. Ka shqiptarë që bashkëpunojnë prej vitesh në Itali dhe Marrëveshja për pensionet është një pikë arritjeje. Kjo qeveri do ta çojë deri në fund këtë nismë të rëndësishme, u shpreh Rama.
“Po po do t’i shkojmë deri në fund”, tha Antonio Tajani.