Kryeministri Edi Rama nga forumi ndërkombëtar në Berlin, ka komentuar se pjesën artistike të karrierës së tij, se pse luan basketboll dhe pikturon.
Rama tha se pjesëmarrja në basketboll ka qenë për të dalë jashtë Shqipërisë komuniste, ndërsa dëshira për pikturat ka ardhur në mënyrë natyrale, është një formë përqendrimi gjatë takimeve të gjata.
“Unë u bëra lojtar basketbolli pasi isha shumë i gjatë për atë Shqipëri dhe nuk kishte demokraci të thoje se dua të bëhem futbollist. Pata shansin që falë basketbollit të dilja jashtë Shqipërisë komuniste. Vizita ime e parë në Europë ishte në një ndeshje në Gjermani kundër ekipit tuaj. Mundëm të përballeshim edhe pse u rrahëm.
Kur hyra në jetën politike mendova se arti kishte mbaruar por nuk ishte kështu. Faktin që duhet të hyja në mbledhjen e këshillit të ministrave duhet të mbaja mendjen në vend, dhe vizatoja. Kam njerëz si ju rreth tryezës që më flasin për politikën dhe ekonominë dhe unë vizatoj, është si një mënyrë për t’u përqëndruar dhe për t’i bërë të dyja”, tha Rama.