Kryeministri Edi Rama, i ftuar në një bashkëbisedim në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, tha se disa vende të rajonit ndodhen nën ndikimin rus, ndaj duhet përshpejtuar integrimi i rajonit në BE.

Rama: Më duhet të them që pas pushtimit rus, edhe më skeptike, edhe ata më distantët nga BP, kanë kuptuar rëndësinë e tij gjeopolitike. BP ka një histori mjaft të vështirë, por është në zemër të Europës. Nuk ka asnjë zgjidhjet përveç futjes së BP në BE.

Kjo është arsye pse procesi i integrimit duhet përshpejtuar. Ne jemi në mes të shumë aktorëve (nuk po flas për Shqipëinë), por në vendet e tjera kemi më shumë ndikim rus. Kjo duhet zbutur duke integruar BP në BE. Ajo që Shqipëria mund t’i sjellë BE, është se edhe pse të vegjël, jemi konsistent në shumë mënyra.l do të jetë një vlerë neto sa i takon paqes dhe sigurisë.