MAL I ZI- Nxënësit e shkollës në Rozhajë të Malit të Zi do të mësojnë abetaren në gjuhën shqipe. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shpërndau sfoto nga vizita që kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç zhvilloi për përurimin e shkollës në Rozhajë.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Nga ana tjetët, Dritan Abazoviç, shkroi në rrjetet sociale se kjo është e vetmja shkollë në Rozhajë, e cila zhvillon mësim në gjuhën shqipe.

“Së bashku me ministrin e Arsimit, Miomir Vojinoviç dhe ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri. Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës”- shtoi Abazoviç.