Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në DRSHTRR Durrës, që janë drejt përfundimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional.
“Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale”, shkruan Rama në Facebook.