Google e rendit Shqipërinë të tretën sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të turizmit. Një statistikë të tillë e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
Të dhënat sipas fotos së publikuar, tregojnë se Tirana për këtë sezon është qyteti i dytë më i vizituar.
“Edhe sipas të dhënave nga vetë Google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm,” – shkruan Rama në faqen zyrtare në Facebook.