Demi më i madh në botë, koleksioni i madh i lodrave apo gruaja që kërcen 13 herë mbi kurrizin e kalit ishin mes fituesve të këtij viti të çmimeve rekordi botëror Guinness për 2024. Demi 13-vjeçar Tommy nga Massachusetts në SHBA ishte ylli i çmimeve me lartësinë e tij prej 1.85 cm. Pronari i demit të racës së murrme zvicerjane e përshkruan atë si një gjigant shumëtë dashur, që ha 13kg drithë dhe 31kg kashtë në ditë, si dhe pi rreth 100 litra ujë. Demi i njohur në rrjete sociale si mamuthi i TikTok ka një numër të madh ndjekësish që e kanë bërë të famshëm.
Dane Amanda Staalsoe fitoi dy çmime për kërcimet e saj në kurrizin e kalit, ndërsa britaniku Simeon Graham, 15 vjeç mori çmimin për numrin më të madh të lodrave të xhonglerit brenda një minute me pesë-gjashtë e shtatë objekte. Ndërsa 18 vjeçari Tom Enoch, me sindromën Down i cili mban shumë çmime për kategorinë e tij mori çmimin për stërvitjen e njerëzve me paaftësi. Ai ngriti 275 kilogramë për të fituar rekordin dhe kreu numrin më të madh të ulje-ngritjeve në 30 sekonda. 71 vjeçarja Ginny Macoll, nga SHBA, fitoi për konkurrimin në kompeticionet ninxha si atletja më e moshuar.
Amir Menendez, 14 vjeç nga Kalifornia fitoi për flokët më të mëdha në model afrikan.
Këtë vit raportohet se 30,000 aplikues dorëzuan arritjet e tyre nga të cilët u zgjodhën 2,638. Rekordet e sivjetshme ishin 80 përqind kategori të reja ose të ndryshuara, shkruan Daily Mail.