Debate në sallën e Kuvendit, ndërsa protagonistë të përplasjes janë bërë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputeti Flamur Noka.
Manja teksa replikoi me deputetin e opozitës u shpreh se për zgjedhjet e pjesshme në Kukës, “kuksianët e kanë ndarë mendjen kë do votojnë”.
Pjesë nga debati:
Noka: Pa më thuaj Ulsi me 96 dollarë çfarë mund të bësh? Si e përballon jetën e një muaji? 100 dollarë u duhen ilaçe, ti u jep 96 gjithsej. Mendoni vetëm për zgjedhjet e ardhshme, vidhni një palë zgjedhje, bëni para dhe vidhni të tjerat. E nise më Shukriun ti Ulsi, ti ishte ideatori i skemës së vjedhjes.
I jepni rrogë sa 100 pensionistë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse duan ta blejnë atë se u duhet për votime. Ndaj duhet të kesh cipë që të skuqesh e zverdhesh që të mos thuash këto që thua. Të jeni të sigurtë se ngordhja po u vjen politikisht.
Manja: Flamur kam një pyetje, të dielën zgjedhjet janë të lira dhe demokratike sipas kësaj që fole ti këtu? E shtrove pyetjen pse Kukësi duhet të na japë votën ne? Po është e thjeshtë sepse të kanë provuar ty, e ktheve në bajrak privat. Ti pyet pse duhet të na e japin ne? Sepse u ke ardhur në majë të hundës… Kuksianët të shkojnë të qetë të votojnë.
Nikolla: O çuna… nuk ka për replikë
Noka: Je edhe për të qesh edhe për të qarë. O Ulsi rrugën Kombit kush e bëri dhe kush e taksoi? Rrugën e Dibrës, kush e bëri? Dil më thuaj një investim që ke bërë? Vende pune? Po u ke krijuar në Angli…. hajdut!
Nikolla: Ndërpritet fjala, po flisni jashtë procedure, uluni në vend
Noka: Hajdutttt