Cristiano Ronaldo shënoi një dygolësh në fitoren 4-3 që Al Nassr arriti kundër Al Ahlit, sfidë e javës së shtatë në Arabinë Saudite.
Legjenda portugeze kryeson renditjen e golashënuesve me 9 realizime, ndërkohë që Al Nassr ndodhet tri pikë larg vendit të parë.
38-vjeçari foli pas ndeshjes rreth së ardhmes dhe tërheqjes nga futbolli. Duke theksuar se për momentin ndihet shumë mirë fizikisht.
“Thonë se Ronaldo ka mbaruar, por nuk është e vërtetë. Po e dëshmoj se njerëzit ja futin kot…
Unë e dua ende futbollin, pavarësisht moshës time. Akoma më pëlqen të luaj, të shënoj gola dhe të fitoj ndeshje.
Do të vazhdoj derisa këmbët të më thonë: ‘Cristiano, mbaroi’. Por deri tani ndihem mirë dhe vazhdoj të ndihmoj skuadrën”, theksoi CR7.
Goleadori i njohur u largua nga Manchester United në nëntorin e vitit të kaluar. Dhe në datën 1 janar firmosi një kontratë 2-vjeçare me klubin saudit.
Nga e cila përfiton rreth 200 mln euro në vit, duke u kthyer në futbollistin më të paguar në histori.