Pas Leonardo Bonucci edhe futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka paditur Juventusin lidhur me disa pagesa që klubi i ka mbetur borxh atij.

Ylli portugez, i cili kaloi tre vjet në Torino po kërkon t’i paguhen 19.9 milionë euro neto që iu premtua nga klubi kur pranoi të shtynte pagat e tij gjatë muajve të parë të pandemisë COVID.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, këto paga të shtyra janë pjesë e “manovrave të pagave” tashmë famëkeqe të Juventus-it, të cilat janë vazhdojnë të jenë objekt i çështjeve ligjore

Leonardo Bonucci gjithashtu nisi kohët e fundit një veprim ligjor kundër klubit, duke kërkuar dëmshpërblim pasi ai u pezullua nga skuadra e Massimiliano Allegrit.