Presidenti zviceran, Alain Berset gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama tha se ky këshill nuk duhet të shpërdorojë asetin më të çmuar që ka, besimin.
Berset: Pyetja është ku është përgjegjësia jonë, e jona që jemi mbledhur këtu, për të përmbushur mandatin që na është besuar. Duhet të duam paqen dhe sigurinë kombëtare. Me agresionin rus Karta është shkelur masivisht, seancë pas seance, Rusia ka mohuar përgjegjësinë e vet. Zvicra kërkon që Federata Ruse të respektojë Kartën, të ndajë armiqësitë të tërheqë trupat, ndërkohë që mandati është i qartë nuk është përherë aq efektiv, duhet të ruajmë jetë, të forcojmë stabilitet, ky këshill nuk duhet të shpërdorojë asetin më të çmuar, besimin që mbështet tek ai për të siguruar një jetë me dinjitet dhe paqe. Ekziston një nevojë urgjente për reformë, sot kemi një mundësi të përfitojmë vullnetin e të gjithëve.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama po drejton një nga sesionet më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit në OKB me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”, ndërsa në tryezë marrin pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë të shteteve.