Në “Air Albania” do të luhet përballja mes Shqipërisë dhe Polonisë, sfidë që do të startojë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë drejt ëndrrën Euro 2024.

Në një stadium të mbushur “full” me tifozë , kjo sfidë do të nisë me një minutë heshtje. UEFA ka vendosur për diçka të tillë për nderim të viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi Marokun dy ditë më parë.

“Mendimet e futbollit europian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.