Sydney Australia 26th Mar 2023: the model of Powerful Thylacine ( Thylacinus potens) in Australian musuem. Known only from Alcoota Station in the Northern Territory, northeast of Alice Springs.

Shkencëtarët kanë arritur për herë të parë të marrin acidin ribonukleik (ARN) të një kafshe të zhdukur, tigrit Tasmanian, njoftuan studiuesit nga Universiteti i Stokholmit, dhe ky sukses revolucionar rrit shanset për të ringjallur një kafshë që më parë mendohej se ishte e humbur përgjithmonë.

“ARN nuk është marrë dhe renditur kurrë më parë nga një specie e zhdukur,” tha Love Dalen, një profesor i gjenomisë evolucionare në Universitetin e Stokholmit dhe një nga drejtuesit e projektit.
Sipas tij, ky është një hap i vogël drejt faktit se në të ardhmen do të jetë e mundur të ringjallen speciet e zhdukura.

Dahlen dhe ekipi i tij ishin në gjendje të renditnin sekuencën bazë të ARN-së të një ekzemplari 130-vjeçar të tigrit Tasmanian, i ruajtur në temperaturën e dhomës në Muzeun Suedez të Historisë Natyrore. Bazuar në këtë, ata ishin në gjendje të rindërtonin ARN-në e lëkurës dhe muskujve të tij skeletorë.

Tigri i fundit i njohur i gjallë Tasmanian, i njohur gjithashtu si ujku me kokë qeni ose thylacine, vdiq në robëri në vitin 1936 në kopshtin zoologjik Beaumaris në Tasmania. Pas kolonizimit evropian të Australisë, kafsha u shpall një dëmtues dhe autoritetet ofruan një shpërblim për çdo kafshë të rritur të vrarë.

Daniela Kalthoff, kreu i koleksionit të gjitarëve të Muzeut të Historisë Natyrore, tha se ideja e një ringjalljeje të mundshme të tigrit Tasmanian ishte një “ide emocionuese”.

Shkencëtarët vendosën të ringjallin këtë lloj kafshe, ndër të tjera, sepse habitati i saj natyror në Tasmania është ruajtur kryesisht. Gjetjet e tyre janë gjithashtu të rëndësishme për studimin e viruseve ARN pandemike.