Një grua amerikane tregon se si shpenzon çdo muaj vetëm 50 dollarë për gjëra jo të domosdoshme, që kur ka vendosur kufi në buxhetin e saj në fillim të këtij viti.

28-vjeçarja Alexis Howard është bërë e famshme në TikTok me jetesën e saj kursimtare. Në një nga videot e saj të fundit, ajo thekson se në korrik shpenzoi vetëm 41$.

“Kur e nisa këtë sfidë, e dija se vera do të ishte periudha më e vështirë, prandaj jam e habitur që pikërisht në verë shpenzova edhe më pak se muajt e tjerë.

Bleva dy akullore (14.66$), një çaj (8$), biletë për ditëlindjen e një shoqeje (10$) dhe një xhiro te lodrat (8$).

Këto blerje më vërtetojnë dy gjëra. E para, nuk ke pse lë mënjanë jetën sociale nëse kërkon të kursesh. Dhe e dyta, me disiplinë arrihet çdo gjë”, shprehet Howard.