Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të bukur në rrjetet sociale. Kryeministri shkruan se vitin e ardhshëm në Pogradec do të zhvillohet Formula 1 i garave botërore të ujit.

Rama shton se kjo është pararendëse e Formula 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pa vitesh.

“Në korrik të vitit 2024, 43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri” shkruan Rama.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 😊
dhe me FORMULA 1🚤të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1🏎️në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë🙏
*43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri