Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe regjisori i njohur Taika Watiti janë padyshim një nga çiftet më ‘in’ të momentit.
Pak ditë më parë ata konfirmuan edhe celebrimin e tyre të dashurisë me një foto sesion të momenteve më të bukura së bashku dhe familjen. Tashmë për publikun dhe fansat që i ndjekin hap pas hapi virtualisht, ata nuk tregohen më të rezervuar për romancën e tyre po aq sa edhe me deklarata.
Epo pak si shumë tregoi këtë herë Rita e cila nuk ngurroi të jepte komentin e saj pikant, kur u pyet sesi është partneri i saj në marrëdhënie intime.
Në daljen e saj të fundit për emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Ritës dhe Diplo iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre në showbiz.
Kur fytyra e Taikës u shfaq në ekran, Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura: “Vetëm… vetëm… zoti i seksit“, tha ajo, duke e kaluar situatën me një buzëqeshje.
Në momentin që u shfaq Dua Lipa, Rita duartrokiti dhe tha thjeshtë shqiptare dhe më pas u pasua me një sërë personazhesh të tjerë.