Kim Kardashian ndihet “e turpëruar” nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West, pas daljeve të tij të fundit në Itali së bashku me gruan e tij Bianca Censori. Sipas një burimi për Daily Mail 42-vjeçarja e cila ka katër fëmijë me reperin beson se “diçka nuk po shkon me West dhe nuk e di se si do t’ua shpjegojë të gjitha këto fëmijëve të tyre”.
Vetëm një javë më parë bashkëshortja e reperi është parë pothuajse “nudo” teksa ata po shijonin pushimet në Itali. Veshja e Biancës u kritikua shumë në internet nga italianët, teksa ata bënë thirrje që ajo të gjobitet.
Gruaja e Kanye West kishte veshur një body të tejdukshme, ndërsa dukej qartë që nuk kishte veshur sytjena duke mos lënë vend për imagjinatë.