Përgjatë një viti, hetimet dhe gjyqi ndaj ish zyrtarit të FBI, Charles Mcgonigal, u shndërruan në ushqimin e përditshëm politik, që servirej nga selia e opozitës në Shqipëri.

Jo pak herë, PD u përpoq t’i lidhte akuzat ndaj Mcgonigal në SHBA për mosdeklarim parash apo udhëtimesh, me një “skandal shqiptar” që nuk ekzistonte gjëkundi në dokumentat e drejtësisë amerikane.

Megjithatë, së fundmi, gjyqi i mbajtur dje në SHBA i ka vënë kapakun edhe çorbës shqiptare të gatuar në tavolinat e opozitës.

Mcgonigal, sikurse raportoi drejtësia amerikane, ka pranuar vetëm një akuzë, atë se ka marrë 225 mijë dollarë pa i deklaruar.

Me pranimin e akuzës, mbyllen edhe hetimet, pasi prokurori hoqi dorë nga cdo akuzë tjetër. Asgjë nuk vazhdon më, as për me personin a, as me personin b.

Për më tepër, kështu marrin fund përrallat e treguara nga opozita, për gjoja korruptim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga zyrtarë shqiptarë.

Kështu, mbyllja e hetimeve dhe gjyqi i djeshëm shkërmoqin përfundimisht propagandën e opozitës, të ndërtuar mbi fantazi dhe trillime të pafundme.