Skënderbeut u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Erzenin, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superiore.

Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë, u nis me korçarët më kërkues që në fillim. Ndeshja u zhbllokua nga Dean Lico në minutën e 22-të, me penallti. Fantazisti kishte edhe mundësi tjetër shënimi, me një tjetër penallti, por fillimisht goditi shtyllën dhe pas përsëritjes, priti portieri Hasanbelli.

Në pjesën e dytë shijakasit provuan të reagojnë, por përsëri golin e gjeti Skënderbeu. Në minutën e 71, ishte Klevis Shaqe, i cili shënoi të dytin.

Erzeni shënoi në fund të takimit me Kahrimanovic, por vetëm kaq, pasi nuk kishte kohë për një tjetër gol.

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Erzeni zbret në vendin e gjashtë me 8 pikë.