Pas 14 majit të këtij viti, u regjistrua ngjarja më e rëndësishme politike shqiptare në nivel lokal – në të djathtën Bashki Shkodër, për herë të parë në 32 vjet, u prezantua si kryebashkiak një përfaqësues i PS-së! Benet Beci, një zyrtar i rëndësishëm, si në qeverisjen e Berishës, edhe të Ramës, garoi si kandidat i PS-së dhe mori plot 34.5 mijë vota, përkundër rreth 23 mijë votave që mori kundërshtari i tij i djathtë.

Një ngjarje e tillë e tillë monumentale politike në nivel lokal, kërkon një monitorim të vazhdueshëm nga mediat. Për këtë arësye, Shqiptarja.com angazhoi sondazhistin e Report TV, Eduard Zaloshnja, që të bëjë një sondazh të shpejtë me SMS krejt të rastësishme në territorin e Bashkisë Shkodër.
1007 të anketuar nga i gjithë territori i Bashkisë Shkodër e plotësuan pyetësorin e shpërndarë me SMS krejt të ratësisshme. Kampioni u ripeshua, që të përfaqësojë sa më mirë banorët e rritur të Shkodrës, gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

Rezultatet e sondazhit demonstrojnë se shumë më tepër shkodranë se sa 34.5 mijët që votuan për Benet Becin më 14 maj anojnë deri më sot kah vlerësimi pozitiv për të dhe për punën e tij. Rezultatet e detajuara të sondazhit vijojnë më poshtë.