Europol ka goditur një grup kriminal i cili financonte trafikantët shqiptarë të drogës për kultivimin e kanabisit. Në pranga kanë rënë 27 persona të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në trafik drogë dhe në pastrim parash.

Në mediat spanjolle thuhet se grupi kriminal shpërndau miliona euro për të mbështetur bandat kriminale me orgjinë shqiptare. Grupi kriminal ishte kthyer në një lloj banke për trafikantët e tjerë të drogës, të cilëve u transferonin dhe fshihnin shuma të mëdha parash nga shitja e drogës.

Banda kriminale u çmontuar nga një operacion i përbashkët me Europol, dhe vuri në pranga 7 persona nga Malaga dhe 20 të tjerë në provincat e Alicante, Barcelona, ​​Madrid, Seville dhe Valencia.