Partizani-Egnatia, supersfida e javës së katërt të Superligës, është mbyllur me shifrat 1-1. Goli i Bintsouka në fillimin e lojës nuk i mjaftoi të kuqve për fitore, pasi brenda pjesës së parë rrogozhinasit jo vetëm që barazuan me golin e jashtëzakonshëm të Fernando-s, por edhe humbën një penallti të goditur nga Dëamena dhe të pritur nga Alban Hoxha.

Në pjesën e dytë portat mbetën të paprekura dhe pas 4 javësh kampionat Egnatia renditet e dyta me 7 pikë, 3 më pak se Tirana që më herët fitoi 1-2 kundër Kukësit. Për bardheblutë realizoi Hila dhe Doka, ndërsa goli i Beshirajt për të besuarit e Stavri Nicës nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga kjo ndeshje. Verilindorët vijojë ende pa asnjë pikë në Superligë.

“Duhet të synohej që të afroheshin lojtarët me origjinë nga Kukësi. Të kenë karakter dhe mentalitetin e fituesit. Kam gjetur një skuadër që është pak e përgatitur në të gjitha drejtimit. Më është dashur këto pak ditë që të merrem me funksionimin e skuadrës taktikisht,”-u shpreh Stavri Nica, trajner i Kukësit.

“Unë mendoj që nuk kemi patur asnjëherë nisje si ky kampionat përsa kohë jam unë këtu. Dy vite e gjysmë. E vetmja keqardhje është psimi i golit në fund, sepse krijohet një steriotip dhe ndonjëherë më pas goli të ngjit shpesh,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Sa i takon javës së katërt të Superligës, të dielën Erzeni fitoi 2-1 kundër Dinamos.