Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot Të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner. Në këtë takim u rikonfirmua dhe ripohua rëndësia strategjike e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Aleancë vlerash dhe qëllimesh të përbashkëta, në interes të dy vendeve që i lidh historia dhe i bën bashkë edhe e ardhmja”, u shpreh Spiropali pas takimit.
Statusi i plotë
Prita sot për një bisedë prezantuese dhe miqësore të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z.David Wisner. Rikonfirmim dhe ripohim i rëndësisë strategjike të marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aleancë vlerash dhe qëllimesh të përbashkëta, në interes të dy vendeve që i lidh historia dhe i bën bashkë edhe e ardhmja. Vlerësim dhe mirënjohje për bashkëpunimin e pakursyer në përpjekjen historike të Shqipërisë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, për demokratizimin e vendit dhe institucioneve, reformave komplekse të ndërmarra, reformën në drejtësi, mbi të gjitha edhe luftën kundër korrupsionit, si mjetet dhe instrumentet e pandryshuara të së nesërmes më të mirë, si rrugë të vetme të evropianizimit të Shqipërisë. Bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, konvergim në strategjinë dhe tejkalimin e sfidave në sigurinë rajonale dhe angazhimet e Shqipërisë në NATO. Homazh dhe kujtesë për 11 Shtatorin tragjik dhe 3000 viktimat e tij të pafajshme, mes të cilëve edhe tre shqiptarë, si një stacion historik që dëshmon nevojën e domosdoshme për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë. Vlerësim për kontributin e Shqipërisë në rolin e saj si e zgjedhur për herë të dytë si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për çështjen e pushtimit brutal të Ukrainës. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë amerikanë për zhvillimin e kapaciteteve në një sërë sektorësh me rëndësi strategjike