Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë në transfertë ditën e enjte duke nisur që nga ora 20:45. Një takim mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë që kërkojnë një rezultat pozitiv për kualifikimin në Euro 2024.

Kuqezinjtë ditën e djeshme kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për këtë duel, me lojtarët që janë stgërvitur në Tiranë. Përveç Qazim Laçit që po kalon nëj gjendje gripale, të gjithë futbollistët e tjerë ishin nën urdhrat e Sylvinhos.

Çekia është një skuadër teknikisht e fortë dhe në bazë të kësaj trajneri brazilian do të ndërtojë edhe formacionin me të cilin do të zbresë në fushë. Sigurisht që ka dilema për 11-tëshen titullari, pasi Sylvinho duhet të shikojë deri ditën e sfidës gjendjen e secilit prej lojtarëve për të hedhë më pas edhe 11-të më të mirën. Me interes pritet nëse braziliani do t’u dhurojë minuta Mujës dhe Dakut në këtë duel.

Formacioni i mundshëm: Berisha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Cikalleshi, Uzuni.