Jeni gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor? Nga sot njoftimin e merrni menjëherë në telefonin tuaj, përmes e-Albania.
Risia u prezantua sot nga Ministri i Brendshëm Taulant Ballad dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit Muhamet Rrumullaku. Përmes e-mail mund të njoftoheni në kohë reale për gjobën që keni marrë
Si funksionon
“Të gjithë shërbimet e policisë rrugore janë të pajisur me tablet. Në momentin kur regjistrohet gjoba shkon në e-albania dhe me të aksesuar qytetari njoftohet për gjobën që i është vënë“ tha Rrumbullaku.