Në përmbyllje të raundit të parë të aplikimeve dhe regjistrimeve, Universiteti Bujqësor i Tiranës, këtë vit ka arritur të marrë më shumë studentë. Pritshmëritë janë që pas përfundimit të raundit të dytë dhe fazës së lirë, viti akademik për këtë universitet të nisë me 1200 studentë.

“Në Universitetin Bujqësor të Tiranës pavarësisht rënies së numrit të gjimnazistëve pavarësisht situatës në lidhje me të gjitha zhvillimet ekonomike etj numri aplikantëve në Universitetin Bujqësor ka qenë rreth 500 aplikues më shumë se viti i kaluar dhe përkthyer kjo në regjistrime aktualisht në raundin e parë në programet e ndryshme që ne kemi në bachelor janë regjistruar 810 studente, pra 80 studentë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar”- tha Fatbardh Sallaku, rektor i UBT
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit në Universitetin Bujqësor nuk rrezikon të mbyllë asnjë degë studimi.

“Ne në Universitetin Bujqësor nuk kemi degë të cilat do të mbyllen, duke konsideruar dhe raundin e dytë, numri minimal i nevojshëm do të plotësohet. Disa degë që vjet nuk u aktivizuan sic ishte peshkimi apo zooteknia sivjet të gjithë këto degë aktivizohen dhe vëmë re me kënaqësi që të rinjtë i janë kthyer këtyre programve. Bëhet fjalë për programe te cilat e kanë vendin e punës të garantuar por mbi të gjitha janë programe për të cilat çdo i ri që regjistrohet do të marri 400 mijë lek në muaj që është e barabartë me pagën minimale në Shqipëri”.- tha Fatbardh Sallaku, rektor i UBT.
Krahas studentëve shqiptar, bujqësori do të presë këtë vit të ri akademik edhe studentë nga Italia.

“Në 2 tetor presim 20 studentë italinë që do fillojnë në programet duale në Universitetin Bujqësor, në arkitekturë, inxhinieri pyjesh, teknologji ushqimore e në shumë programe të tjera”– tha Fatbardh Sallaku, rektor i UBT. Këtë vit të rinjtë kanë shfaqur më tepër interes për degët që janë cilësuar si prioritet kombëtar nga qeveria, duke ofruar për studentët që do të regjistrohen, bursë ne vlerën e pagës minimale, pra 400 mijë lek në muaj. Duket se ky vendim ka ndikuar tek maturantët për të parë me sy me pozitiv këto degë që vitet e fundit kishin mbetur në harresë.