Nga Artur Ajazi/
Lulzim Basha, i rizgjedhur kryetar i PD-së (me vulë), e mblodhi Kuvendin e asaj force politike. Nga forma dukej si një kuvend, si të gjitha kuvendet e asaj partie, kurse përmbajtja ishte zbavitëse. Thirrjet “Basha-Basha”, apo dhe “Fitore-Fitore”, nuk munguan, edhe kur në podium ngjitej ndonjë vajze apo djalosh i ri në moshë. Por gjithsesi, Basha e mblodhi kallaballëkun e tij. Se ishin anëtarësia e partisë, apo se ishin të ardhur (nga simotrat e saj), kjo ha debat. Por ai e vendosi, “luftë ndaj qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, luftë ndaj kastës së vjetër të partisë që ka zaptuar muret dhe zyrat”etj,etj,etj. Dukej sikur Basha dhe rreshti i parë në sallë, ishin të parët që kishin formuar Partisë Demokratike. Kishte edhe zonja të ulura pranë tij (që në fakt janë ngjitur në parti nga “non-grata”) që në fjalimet e tyre krejt monotone , nuk thanë asgjë, nuk krijuan asnjë emocion apo risi kuvendimi, por thjesht uruan kryetarin e ri, dhe uruan fitoren e partisë “përballë qeverisjes së kapitulluar të Edi Ramës”.
Beteja në fakt e Bashës, nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë, me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Kjo për faktin sepse, PD është shumë e vockël dhe e papërfillshme në raport me arritjet dhe zhvillimin e PS si forcë e përgjegjshme politike. Edhe pse u mundua të thotë në fjalën e tij se “Edi Rama këtej e tutje ka të bëjë me një opozitë solide që synon pushtetin”, etj, etj, dukej sheshit se Basha shinjestrën e kishte me Sali Berishën. Eshtë pikërisht Berisha që i ka marrë atij shumicën e bazës, zyrat, godinën, përdor flamurin, simbolet e tjera, dhe flet gjithmonë nën emrin e PD. Beteja në fakt nis pas Kuvendit të Bashës. Nis beteja mes Berishës “non-grata” dhe Bashës së rikthyer për të tretën herë si kryetar i kontestuar. A mund ta mundë vallë Basha një Sali Berishë të akuzuar dhe të denoncuar nga SHBA, edhe pse ka shumicën e bazës me vehte ? Kjo mbetet për tu parë pas 4 Shtatorit në vazhdim. Gjithsesi, (duke mos dashur të gënjejmë demokratët) betejat tani e tutje Basha i ka me Berishën, aspak me Edi Ramën.
Për përmbylljen e mandatit të tretë qeverisës, mandatin e katërt, mandatin e pestë etjjj, të Partisë Socialiste, Lulzim Basha nuk përbën shqetësimin më të vogël. Partia Demokratike, e Bashës apo Berishës, është sot më e papërfillshme se kurrë. E shkërrmoqur nga qendra deri në bazë, ajo po “lufton” me vehten për mbijetesën politike. Aludimi i Bashës në Kuvendin e partisë se “ne jemi forcë politike që aspirojmë pushtetin”, ishte shakaja e rradhës dhe batuta sfiduese, pas asaj që bëri në Parlament se, 7x 7, bëjnë 42.