Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak një pagesë prej 122 mln lekësh që Bashkia e Kavajës kishte bërë në datën 22 gusht për inceneratorin e Tiranës. Kjo i hutoi jo pak këshilltarët e opozitës të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Por, teksa Veliaj po debatonte me këshilltarët e opozitës, mësohet se Bashkia e Kavajës, që drejtohet nga Fisnik Qosja i PD dhe i zgjedhuri i Sali Berishës, ka kryer edhe një pagesë tjetër për inceneratorin. Kryebashkiaku i Kavajës ka miratuar sot edhe 159 milionë lekë të tjera për inceneratorin e Tiranës. Pagesa është kryer sot më 15 gusht 2023, edhe pse afati kur mund ta kryente pagesën ishte 20 shtatori, ç’ka tregon qartazi se nuk ka pasur asnjë hezitim nga kryebashkiaku i djathtë për të shlyer detyrimet për plehrat.

Nxjerrja e fakteve të reja që tregojnë pagesat e Bashkisë së Kavajës për inceneratortin eTiranës njëherë në gusht 122 mln dhe ditën e sotme 159 mln, sollën konfuzion në radhët e këshilltarëve të djathtë, të cilëve panë se si u ra alibia për të sulmuar Veliajn.