Ky është tërmeti i 100 viteve më i madh që ka përfshirë Marokun, komenton sizmiologu i njohur shqiptar Rrapo Ormëni në një lidhje telefonike për Report TV.
Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter ka pasur epiqendrën 78 km në jug të Marrakash dhe sizmiologu tregon se çfarë e ka ndodhur
“Tërmeti ndodhi në një zonë aktive për arsye të përplasjes së pllakës afrikane dhe euroaziaktike. Epiqendra ndodhet në jug të Marrakashit,në një thyer të madhe dhe shpërndarja e qindra pasgoditjeve janë shtrirë sipas kësaj thyerje” thotë Ormëni.
Tërmete të madhësive të tilla dhe në qytete të mëdha shkaktojnë shumë viktima dhe sizmiologu parashikon që numri të rritet edhe më shumë
Aktualisht janë mbi 600 të vdekur por ‘numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh’
“Nuk ka lidhje me vendin tonë, ndodhet 2600 km larg Shqipërisë por shkaku i tij është i njëjtë me shkakun që ndodhin tërmetet në Mesdhe, i përplasjës së pllakës afrikane dhe euroaziatike”
Një tërmet me magniturë kaq të madhe 6.8 rihter shoqërohet me pas goditje, të cilat kanë qenë me magnituda të konsderueshme, dhe do të vijojnë me muaj
“Pasgoditjet vazhdojnë me ditë e me muaj. Tek ne pasgoditjet pas tërmetit të 2019 vijuan rreth një vit” tha Ormëni për Report Tv.