Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet drejt popullit dhe Federatës Marokene të Futbollit, pas tërmetit tragjik që u mori jetët mijëra viktimave.
Në një reagim në rrjetet sociale, Duka theksoi se në këtë moment të vështirë të gjithë janë me mendje e me zemër me viktimat dhe familjet e tyre.
“I tronditur nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Marokun, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale në të gjithë vendin.
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, dëshiroj ti shpreh popullit maroken dhe Federatës Marokene të Futbollit ngushëllimet e mia më të ndjera e më të sinqerta në këtë moment të dhimbshëm për të gjithë.
Në këtë moment të vështirë të gjithë mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe të gjithë njerëzit që janë prekur nga kjo fatkeqësi.
Teksa lutemi për ju, u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve si edhe shpresojmë shumë për një rimëkëmbje të shpejtë e rikthim në normalitet.”-shkruan Armand Duka.