epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor's Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged 'crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.' EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme duke publikuar intervistën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga qelia në Hagë.

Rama shkruan se ma shumë vazhdon gjykimi ndaj tij, aq më shumë ngrihen pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”.

Thaçi ka folur për herë të parë që nga dita që u kyç në burgun e Hagës.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 😊

dhe me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për herë të parë qysh nga dita e kyçjes në burgun e Hagës, ku po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve ju, në Shqipëri e në Kosovë🙏