Sezonin e dytë të podcastit “Flasim” kryeministri Edi Rama e nisi me trajnerin e kombëtares shqiptare Sylvinjo dhe dy ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva.
Bashkëbisedimin Rama e nisi me fokus fitoren me pPoloninë që e nxori Shqipërinë të parën në Grupin E.
Sylvinho bashkë me ndihmësit e tij thanë se kjo ishte një ndeshje e mahnitshme, pavarësisht se janë edhe 3 ndeshje përpara.
Sylvinho rrëfen se për herë të parë për Shqipërinë kishte dëgjuar nga Rei Manaj kur e stërviste tek Inter, ndërsa Zabalata kishte dëgjuar për vendin tonë nga Keidi Bare vite më parë.
Të ftuarit në Podcast i thanë Ramës se ndihen krenarë për arritjet e deritanishme, por Kombëtaren e presin edhe 3 finale.
Rama u ofroi mbështetje drejtuesve të kombëtares në Shqipëri, teksa të gjithë së bashku sollën në vëmendje emra të mëdhenj të futbollit botëror.
“Të gjitha sa u thanë janë të drejta. Jemi të vetëdijshëm që po ecim mirë dhe kur bëhet fjalë për këtë, sigurisht që protagonistët janë lojtarët. Të gjithë kemi kaluar nëpër rrugën tonë si lojtarë dhe aty produkti është i mirë, siç e tha Paolo. Janë lojtarë shumë të fortë, janë të mirë, menaxhimi është i mirë. Kemi tri finale, kemi tri finale. Prandaj është i bukur futbolli, për të gjitha këto. Një grup i vështirë, i ekuilibruar, megjithatë, e kemi arritur pjesën e parë të objektivit një kuptim. Fitorja e djeshme na çon drejt një ndeshjeje më shumë në tetor dhe me një rezultat të mirë arrijmë në nëntor, në kushtet për t’u kualifikuar, çka varet vetëm nga ne. Kjo është pjesa e parë. Pas nëntorit, pastaj, të shohim.