Mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Karvahal, ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjore kundër gazetave, për të adresuar disa informacione dhe thashetheme që janë shfaqur ditët e fundit në lidhje me ideologjinë e tij politike apo sjellje të caktuara të dyshimta gjatë Kupës së Botës në vitin 2018.

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle ka reaguar me një deklaratë të fuqishme në rrjetet sociale.

“Të gjitha informacionet e raportuara në shtyp gjatë këtyre ditëve që më referohen janë krejtësisht të rreme. Nga përfshirja ime në partitë politike te një sulm seksual në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Është për të ardhur keq që media të shkruajë pa u ndëshkuar, duke i dhënë besueshmëri fjalëve të palëve të treta, duke njollosur emrin dhe nderin tim. Tashmë kam ndërmarrë veprime ligjore”, deklaroi Karvahal.